Mungojnë ilaçet për të sëmurët me HIV-AIDS. Shoqata: Kështu cënohet e gjithë terapia


Mungojnë ilaçet për të sëmurët me HIV-AIDS. Shoqata: Kështu cënohet e gjithë terapia

14:01 21/05/2016

Prej disa javësh pacientët e prekur nga  HIV-AIDS, nuk po marrin të plotë terapinë me antiretroviral. Shkak është bërë mungesa e disa prej medikamenteve të skemës. Në një intervistë për Televizionin Klan përfaqësuesja e shoqatës së personave që jetojnë me HIV, Olimbi Hoxha tha se dy prej medikamenteve kanë ardhur, por ende ka mungesa, të cilat cënojnë terapinë.

Në një kohë që organizata botërore e shëndetësisë rekomandon futjen në skeme të çdo personi sapo konstatohet me HIV, në Shqipëri terapinë e përfitojnë vetëm ata që janë në stadin AIDS.

Në Shqipëri janë mbi 800 perosona të prekur nga HIV/AIDS. Vetëm në 2015 janë identifikuar 45 raste të reja.

Tv Klan






Të ngjashme