Mungojnë mjekët specialistë në rrethe
Dështon tentativa e Ministrisë së Shëndetësisë për të joshur mjekët me paga speciale që të punojnë në spitalet e rretheve. 9 muaj nga dalja e vendimit të Këshillit të Ministrave, për të kontraktuar specialistë për spitalet rajonale, janë lidhur vetëm 7 kontrata. Në një kohë që nevojat aktuale janë për afro 300 mjekë të specialiteteve të ndryshme në të gjitha spitalet dhe poliklinikat e vendit.
Mungesat e krijuara ndër vite kanë çuar në situatë alarmante spitalet në mbarë vendin, e në të njëtën kohë kanë detyruar pacientët të dynden në drejtim të Qendrës Spitalore Universitare në kryeqytet.
Materniteti i Burrelit nuk ka mjekë obsteter – gjinekolog dhe është i hapur vetëm fiktivisht. Të gjitha vizitat dhe lindjet e grave shtatzëna kryehen në Lezhë, Peshkopi apo Tiranë.
Situata alamante është dhe në spitalin e Shkodrës, i cili shërben si kryeqendër për veriun e vendit. Aktualisht, aty mungojnë 13 mjekë specialistë, duke filluar nga shërbimi i Pediatrisë, tek Urgjenca, Senatoriumi apo Kardiologjia.
Spiali i Lezhës nuk ka neuropsikiatër dhe anestezist me kohë të plotë. Po ashtu edhe mjeku renaimator duhet të lëvizë mes spitalit publik dhe maternitetit të qytetit.
Mungesa e një mjeku alergolog në spitalin e Gjirokastrës, i detyron qytetarët e kësaj zone të vijën në kryeqytet. Drejtuesit e spitalit kanë kërkuar prej kohësh plotësimin e stafit me reanimator, ortoped dhe kirurg.
Sipas ekspertëve të Shëndetësisë, më alarmante është plotësimi i nevojave me mjek kardiolog, reanimator, kirurg dhe infeksionist, për të cilët ka nevojë në çdo spital.
Tv Klan