Municione e tritol në banesë, arrestohet 46-vjeçari
Një 46-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi iu gjetën në banesë municione dhe lëndë shpërthyese.
I arrestuari me iniciale P.G. mbante në banesë 500 gram kanabis, fishekë luftarakë, 1 kallëp tritoli dhe 1 granatë defensive me ndezës të pavendosur.
Municionet u sekuestruan nga uniformat blu gjatë kontrollit në shtëpinë e tij gjatë aksionit të koduar “Shemria”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Kurbinit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”. /tvklan.al