Murat Basha për çeshtjen e Kosovës (28 Mars 1999)
Flet Murat Basha i Partisë së Legalitetit për refugjatët kosovarë.
Murat Basha: I bëj një thirrje Qeverisë Shqiptare, forcave politike që të thërresin në Atdhe Mbretin Leka për të dhënë ndihmesën për çeshtjen kombëtare. Sepse Mbreti Leka është i vetmi shqiptar që nga viti 1961 ka kontribuar më shumë se çdo politikan tjetër në shërbim të çeshtjes së Kosovës. Sot më shumë se kurrë kombi shqiptar ka nevojë për ndihmën dhe
kontributin e gjithsecilit. Dhe ndihmë e çmuar dhe kontribut i jashtëzakonshëm mendoj se është ai që mund të japi Mbreti Leka si autoritet politik dhe si një ushtarak i karrierës me njohuri të thella në fushën ushtarake./tvklan.al