Murat Basha për dënimin e Leka Zogut – (24 Nëntor 1999)


Murat Basha për dënimin e Leka Zogut – (24 Nëntor 1999)

22:30 24/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me zotin Murat Basha, anëtar i Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Murat Basha, anëtar i PLL:- “Ne jemi të mirinformuar që segmente të caktuara të politikës shqiptare, institucioneve dhe individë po bëjnë presion mbi Gjykatën e Tiranës ose më mirë mbi trupin gjykues për të dënuar Naltmadhninë e Tij Lekën e Parë, mbretin e shqiptarëve. Do t’i bëj një apel Gjykatës që të mos bjerë në ndikimin e këtyre presioneve, por të gjejë kurajon e nevojshme që jep ndërgjegja qytetare për të dhënë vendimin e padiskutueshëm i cili është pafajësia e plotë për Naltmadhninë e Tij Leka I Mbretin Shqiptar dhe Ministrin e Oborrit Mbretëror zotin Mulosmani. Në të kundërt na lind e drejta të themi që në Shqipëri është instaluar diktatura dhe Gjykata është kthyer instrument në duart e politikës dhe të individëve për të dënuar kundërshtarët”.

Gazetarja:- Sa mendoni se do t’ja arrini qëllimit tuaj për marrjen e pafajësisë së Mbretit Leka?

Murat Basha, anëtar i PLL:- “Ne jemi të bindur në pafajësinë e Mbretit Leka, problemi tashti qëndron në dorën e Gjykatës që të mos bjerë preh e presioneve politike”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme