Muri në Mitrovicën e veriut do të shembet


Muri në Mitrovicën e veriut do të shembet

09:45 03/02/2017

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç është takuar pasditen e së enjtes me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarit e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Gjatë një pauze të këtij takimi ai u ka thënë medieve se në takimin e së mërkurës në Bruksel bisedimet kanë qenë të rënda.

“Dëshiroj të them se kemi pasur bisedime të rënda, në të cilat Serbia i ka pranuar gjithçka që është kërkuar nga ajo. Pse këtë nuk duan ta thonë disa, pyetni ata. Së shpejti do të jem i gatshëm që qytetarët e Serbisë, plotësisht t’i informoj dhe tu them se me çfarë presionesh jemi ballafaquar, me çfarë tentimesh të shembjes së sovranitetit të vendit tonë”

, ka thënë Vuçiç.

Sipas tij nga Prishtina është kërkuar shembja e murit në Mitrovicën e veriut, pavarësisht që rregullimi komunal është nën kompetencat e komunës.

“Madje edhe sipas ligjeve të Kosovës, kjo është nën kompetencat e drejtpërdrejta të vetëqeverisjeve lokale, pra nën kompetencat e Goran Rakiçit nga Mitrovica e veriut. ‘Nuk numërohet’, nuk vlejnë as ligjet e Kosovës. ‘Nuk vlen asgjë, duhet të shembet’. Goran Rakiç pranon që të shembet (muri), jo pse mendon keq për popullin e tij ose pse është frikacak, por sepse dëshiron ta ruaj paqen”

, theksoi Vuçiç.

Ai gjithashtu ka theksuar se i ka porositur serbët e Kosovës që të rrinë të qetë.

“Në emër të shtetit të Serbisë dhe në emrin tim personal i lus serbët e Kosovës që të rrinë të qetë me çdo çmim, të jenë të dinjitetshëm dhe me krenari ta ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre serb, të mos i braktisin vatrat e tyre. Ne do të luftojmë me të vërtetën, me të drejtën dhe me drejtësi”

, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se për Serbinë dhe për serbët më e rëndësishme është paqja./REL






Të ngjashme