Musa Ulqini, konferencë për shtyp (15 Prill 1999)


Musa Ulqini, konferencë për shtyp (15 Prill 1999)

10:45 15/04/1999

Përsëri refugjatë nga Kosova drejt kufinjve shqiptarë. Sot në pikën doganore të Morinës kanë hyrë rreth 10 mijë të shpërngulur nga Kosova. Ministri i Informacionit Musa Ulqini në konferencën për shtyp ka konfirmuar se të ardhurit janë kryesisht nga zona e Drenicës.

Sipas tij ata kanë dëshmuar se gjatë lëvizjes janë mitraluar nga avionë serbë të cilët kanë shkaktuar mjaft viktima.Të ardhurit tregojnë se ushtarët serbë pas mitralimeve u kanë thënë se po bombardojnë dhe avionët e NATO-s. Po sot rreth 500 kosovarë sot kanë hyrë nga Mali i Zi.

Qeveria Shqiptare tha Ulqini nuk mund të vendosë gjendjen e jashtëzakonshme pasi një gjendje e tillë obligon ushtrinë edhe me detyra të tjera, ndërkohë që në këto momente ajo është e angazhuar për mbrojtjen e kufijve shqiptarë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme