Musa Ulqini për rizgjedhjen e Fatos Nanos (16 Gusht 1998)
Me 26 gusht mbushen 2 vjet nga zgjedhja e Fatos Nanos si kryetar i Socialistëve. Ish-nënkryetari i Socialistëve Pëllumbi këmbëngul në kërkesën e tij për respektimin e statusit të partisë. Ndërkohë në kampin socialist është hedhur poshtë kërkesa për Kongresin e Jashtëzakonshëm duke paralajmëruar mbledhjen e komitetit të përgjithshëm drejtues në fund të tetorit.
“Problemi jonë si parti është se problemet kritike të shtruara nga degët lokale të realizohen nga të gjithë segmentet e Partisë Socialistë në pushtet dhe degët lokale, në mënyrë që problemet të vijnë duke u zgjidhur dhe ky është thelbi i diskutimit që do të zhvillohet në mbledhjen e ardhshme të Komunitetit Përgjithshëm Drejtues i cili do të jetë nuk do të jetë në shtator por diku nga fundi i tetori” – tha Ulqini.
Sekretarët socialistë heshtin për kërkesat e Pëllumbit. Megjithatë pas armëpushimit të verës priten zhvillime të reja të socialistëve./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame