Musa Ulqini, projektet e qeverisë – (29 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ministri i Infromacionit Musa Ulqini në një konfrencë shtypi për projektet e qeverisë në në fushën e Infrastrukturës, Transportit dhe Energjitikës, për Shqipërinë dhe kontekstin rajonal.
Musa Ulqini, Ministri i Infromacionit:- “Projektet kryesore që qeveria shqiptare paraqete sot si aneks të angazhimit të saj politik jane: Korridori lindje-perëndim, me tre momente, reabilitimi dhe modernizimi i portit të Durrësit rikostruksioni i rrugës lindje-perëndim, rikonstruksioni dhe modernizimi i hekurudhës ekzistuese lindje-perëndim. Konteksi rajonal, Shqipëria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Bullgaria, janë shtetet që janë të angazhuara dhe përfitojnë nga ky korridor. Korridori Jug-Veri, ka dy element themelor rikonstruksioni i korridorit rrugor veri-jug dhe rikonstruksioni dhe modernizimi i hekurudhës ekzistuese veri-jug. Konteksti rajonal, Itali, Slloveni, Kroaci, Bosnje, Mal i Zi, Shqiperi, Greqi. Rruga Durrës-Kukës-Morinë, ka si element themelor rikostruksionin dhe sektorë të ri rrugor. Konteksi rajonal, Shqipëri, Kosovë, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Këto janë projektet në fushën e infrastrukturës dhe transportit.
Projektet në fushën e Energjitikës janë gjithashtu tre. Së pari lidhja e Shqiëpërisë me rrjetin ndërkombëtar të gazit dhe të naftës, që ka tre element. Gazsjellësi Itali-Shqipëri-Greqi, konteksti rajonal Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Greqia, Italia. Ndërtimi i termocentralit me gaz metan me cikël të kombinuar. Konteksti rajonal Shqipëri, Maqedoni dhe Greqia. Gazjellësi transballkanik për naftë bruto Burgas, Shkup, Vlorë, Shqipëri, Fyrom, Bullgari dhe vendet europiane. Projekti i dytë lidhja e Shqipërisë me rrejetin energjik të rajonit, që ka katër element. Linjën lidhëse 400 kw Elbasan-Podgoric. Konteksti rajonal, Shqipëri, Greqi, Mali i Zi, Bosnje Hercegovin, Kroaci. Linjë lidhëse 220kw Burrel-Vrutok, Shqipëri, Maqedoni. Linjë lidhëse 220 kw me Kosovën Skavic-Prizren, Fierz-Prizren, Shqipëri-Kosovë. Projekti i tretë në fushën e energjitikës burime të reja energjike rajonale. Ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës mbi lumen Drin. Shqipëria, Fyromi dhe Kosova./tvklan.al