Mustafa – Listës Serbe: S’ka dekret për Asociacionin


Mustafa – Listës Serbe: S’ka dekret për Asociacionin

12:26 21/11/2016

Kryeministri Isa Mustafa i ka kthyer përgjigje Listës Serbe, duke u shprehur se nuk ka dekret për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që ata kërkojnë.

Në këtë mënyrë, raporton

Klan Kosova, s

hefi i qeverisë i është përgjigjur kërkesave të ministrave serb, Ljubomir Mariç dhe Dalibor Jevtiç, të cilët i dërguan mesazh qeverisë së Kosovës se do të duhet ta miratojë dekretin për themelimin e AKS-së, nëse dëshiron vërtetë kthimin e serbëve në institucione.

Sipas Mustafës, serbët duhet t’i kthehen punës së rregullt në qeveri për të shkruar statutin e Asociacionit, por ai kurrsesi nuk do të bie pre e kushteve të tyre./tvklan.al






Të ngjashme