Mustafa Muçi me Izraelitët – (14 Shkurt 2000)


Mustafa Muçi me Izraelitët – (14 Shkurt 2000)

22:22 14/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kompanitë izraelite të marrin pjesë në projektet e paktit të stabilitetit, që zhvillohen në Shqipëri. Këto janë fjalët e thëna në takimin mes ministrit të Ekonomisë dhe Privatizimit Mustafa Muçi dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit Masalha. Pas takimin me ministrin e Jashtëm Milo, me ministrin e Bashkëpunimit Ekonomik Ermelinda Meksi, në bisedimet me ministrin Muçi, zv/ministri i Jashtëm izraelit sëbashku me një grup biznesmenësh kanë diskutuar prioritetet e qeverisë shqiptare.

Energjitika, telekomunikacioni, ndërtimet dhe infrastruktura janë ato pika ku kërkohet ndihmesa e biznesmenëve izraelitë. Specialistë të këtyre fushave kanë treguar gjëndjen në detaje ndërkohë që biznesmenët nga izraeli kanë mikëpritur këtë ndërhyrje. Më pas zv/ministri i jashtëm izraelit ka zhvilluar dhe një takim me kryeministrin Meta./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme