Mustafa Tukseferi, intervistë (19 Korrik 1999)


Mustafa Tukseferi, intervistë (19 Korrik 1999)

12:01 19/07/1999

Klubi sportiv Tirana eshte shpallur klubi më i mirë për rezultatet e arritura në sezonin sportiv ’98-’99. Intervistë me zotin Mustafa Tukseferi, Sekretar Ekzekutiv i Klubit Shumësportesh Tirana.

Mustafa Tukseferi: Ekipet sportive të klubit shumësporte Tirana, volejboll, basketboll, atletikë dhe sporte të tjera në këtë periudhë të nxehtë vazhdojnë stërvitjet sportive. Drejtoria e klubit ka marrë masat organizative që ekipet sportive të jenë pranë objekteve sportive për stërvitjen. Në përfundim të sezonit sportiv ’98-’99 ekipet e Tiranës dolën kampion në basketboll. Është interesante si asnjëhere tjetër. Në basketboll ne dolem kampion me të rinj, të reja dhe të rritur. Pra punohet mjaft mirë në këtë disiplinë. Sigurisht nuk është vetëm basketbolli sport përparësor në klubin shumësporte Tirana sepse kemi të bëjmë me atletikën 25 vjet kampion, kemi mundjen e lirë me djem mjaft të fuqishëm dhe të devotshëm, të cilët janë krenaria e klubit shumësportesh Tirana. Dhe e them me bindje që dhe sivjet ekipet e Tiranës do të jenë krenaria e sportit shqiptar sepse kjo bazohet në punën mjaft të mirë që bëjnë specialistët pranë klubit sportiv Tirana, por dhe më kryesorja është mbështetja e fuqishme që ka ky klub nga Bashkia e qytetit të Tiranës./tvklan.al






Të ngjashme