Mustafi i shpëton dënimit


Mustafi i shpëton dënimit

23:00 03/09/2018

Shkodran Mustafi nuk është penalizuar nga Federata Angleze e Futbollit për festimin me shqiponjë në takimin e Premier Ligës, mes Kardifit dhe Arsenalit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat angleze, që aluduan më parë se mbrojtësi rrezikonte dënim për gjestin e tij, pasi vlerësohej si një mesazh politik.

Më parë për këtë shkak janë dënuar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimin me gjestin e shqiponjës në përballjen mes Zvicrës dhe Serbisë, në finalet e Kampionatit Botëror të mbajtur këtë vit.

Tv Klan






Të ngjashme