Muxhahedinët e fundit vijnë drejt Shqipërisë
280 muxhahedinët e fundit i janë drejtuar Shqipërisë. Ata u larguan të premten nga Iraku, ndërsa vitet e fundit kampet e tyre ishin sulmuar disa herë.
Sipas një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe agjencisë së refugjatëve, në Kombet e Bashkuara, pothuajse 2000 iranianë disidentë janë zhvendosur në disa vende evropiane, që nga fillimi i vitit 2016.
Nga kjo marrëveshje rezulton se po brenda vitit 2016, afro 1900 muxhahedinë, opozitarët iranianë të strehuar në kampe të ndryshme në Irak do të vinin në Shqipëri.
Këtë “operacion” e ka përshëndetur edhe senatori amerikan John McCain. “
I shpreh falënderimet e mia më të thellë Qeverisë së Shqipërisë për mikpritjen e këtij grupi dhe guximin në përpjekjet e saj për të zgjidhur këtë krizë humanitare. Gatishmëria e Shqipërisë për të siguruar strehim për muxhahedinët është një testament i vërtetë për frymën dhe vlerat e popullit shqiptar
”, ka thënë McCain. /tvklan.al