Muxhahedinët, Kerry: I jam shumë mirënjohës Shqipërisë
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dha një deklaratë të hënën për gazetarët, në lidhje me zhvendosjen e suksesshme të grupit të fundit opozitar të anëtarëve muxhahedinë nga Iraku në Shqipëri.
“
Më lini të bëj një koment të shkurtër për lajmet e mira, sepse siç e dimë jetojmë në një periudhë turbullirash. Besoj se është e nevojshme të tregoj një arritje nga java e shkuar. Të premten e kaluar, 280 anëtarët e fundit të grupit opozitar iranian, të njohur si muxhahedinë, u shpërngulën nga kampi në Irak. Hera e parë që u përfshiva në këtë përpjekje ka qenë koha kur unë kam qenë në Senat. Dhe kjo ishte arsyeja pse vitin e parë si Sekretar u takova me Jonathan Winer, një nga këshilltarët e mi më besnikë, për t’i bërë muxhahedinët të linin Irakun. Pas një progresi disa mujor, vizitova Tiranën një vit më parë dhe diskutova me qeverinë shqiptare për dërgimin e muxhahedinëve të fundit. Shqipëria ka një traditë krenare në mbrojtjen e komuniteteve vulnerabël, duke përmendur Kosovën dhe një numër të madh çifutësh gjatë Luftës së Dytë Botërore. I jam shumë mirënjohës Shqipërisë për këtë akt humanitar
”- deklaroi Kerry.
280 muxhahedinët e fundit kanë mbërritur në Shqipëri në 10 shtator.