Muzeu historik Fier hap dyert për viziorët (24 Shkurt 2001)


Muzeu historik Fier hap dyert për viziorët (24 Shkurt 2001)

12:02 24/02/2001

Ky është muzeu historik i rrethit të Fierit. Ai është ndërtuar në vitin 1956 dhe vetëm në fund të vitit 1990, janë zgjeruar hapësirat e tij duke përfunduar edhe si muze arkeologjik. Me gërmimet e përvitshme të kryera në Apoloni është përmirësuar fondi arkeologjik i muzeut të cilat arrijnë në 7 mijë objekte. Për pasqyrimin e këtyre objekteve janë ekspozuar në katin e parë të muzeut një pjesë e vogël e tyre të cilat përfshijnë lashtësinë deri në vitin 1939, kurse objektet e tjera qëndrojnë të mbyllura pa parë dritën e ekspozimit.

Ndërkohë kati i dytë i cili është krejt i zbrasur ka nevojë për burime financiare. Këtu gjithçka duhet të fillojë nga e para si rrjeti elektrik, dritaret dhe suvatimet. Në depot e muzeut ndodhen dhe shumë objekte të rëndësishme etnografike si objekte të Luftës Nacional Çlirimtare duke filluar nga armët dhe deri tek dokumentet e ndryshëm të periudhës së pasluftës./tvklan.al






Të ngjashme