Muzeu Historik Kombëtar – (22 Prill 2000)


Muzeu Historik Kombëtar – (22 Prill 2000)

15:50 22/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Politizimet apo dhe inatet personale duket se ende nuk kanë lejuar shkencën e historisë të përcaktojë vendin e secilit në këtë Histori. Pasojat e kësaj kontradikte gjatë këtij gjysëmshekulli janë ndjerë dhe në Muzeun Historik Kombëtar, ku pavioni i lashtësisë është shumë më i pasur dhe i plotësuar. Po ashtu dhe mesjeta, rilindja e pavarësia. Ndërsa periudha e Revolucionit të Qershorit, Monarkisë, Lufta Nacional Çlirimtare dhe Socializmi kërkojnë rikonstruktim.

Politizimi i Historisë dhe dimensionimi jo real i disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të shekullit të XX, kanë bërë që këtu herë të shtohen stenda e herë të hiqen. Punonjësit e këtij institucioni më shumë kujdes kanë renditur relike por më pas dikush ka dalë armik e më pas përsëri hero.

Ndërkohë ato që janë jashtë politikës duket se e kanë gjetur prej kohësh vetveten. Në Nëntor të vitit të kaluar është hapur pavioni i ikonografisë dhe në vitin 1996 është hapur ai i genocidit. Punonjësit e këtij institucioni kërkojnë që të vihen pikat mbi i një herë e mirë dhe të sistemohet historia me gjurmët e saj. E vetmja që duhet ruajtur është Historia./tvklan.al






Të ngjashme