Muzeu Historik Kombëtar, Moikom Zeqo – (2 Tetor 1999)


Muzeu Historik Kombëtar, Moikom Zeqo – (2 Tetor 1999)

09:44 02/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

15 vepra arti në skulpturë i dorëzohen Muzeut Historik Kombëtar nga Dogana e Aeroportit të Rinasit. Këto vepra u janë sekuestruar 4 vjet më parë disa personave privatë të cilët donin të kalonin me to kufirin. Sipas Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar zotit Moikom Zeqo veprat janë kryesisht krijime të disa punishteve artizanale italiane nëpër shekuj.

Sipas tij vepra që bart më shumë vlera është statuja e Shën Mërisë Mëmë dhe Jezu Krishtit foshnje që i mungon njëri krah. Vepra i përket fundit të shekullit XIX, e cila më parë ka qenë pronë e Kishës së Laçit.  

Moikon Zeqo, Drejtori i MHK:- “Këto vepra arti që janë futur tani në arkivin e Muzeut Historik janë me vlerë, janë në mermer dhe në gurë gëlqerore, duket që kanë qenë për një kohë të gjatë në tokë, janë kryesisht portrete, kanë lartësi disa nga ato, nuk mund të flitet me një siguri absolute. Porse për objektet e tjera mund të flas më me siguri shkencore. Bëhet fjalë këtu për një skulpturë ndoshta ndër të paktat në Shqipëri. Është skulptura e Shën Mërisë me Krishtin, është e fundit të shekullit 19, është e pikturuar, kjo është ruajtur në një kohë të gjatë prej shumë vitesh në fshehtësi dhe për mendimin tim është nga të paktat skulptura religjoze. Është hera e parë që bëhet një gjest i tillë sepse kalimi me avion është më i kontrollueshëm. Këtu duhet të jap një alarm pa e ekzagjeruar që pjesa më e madhe e veprave të artit nga trafikantët e regjur profesioniste bëhet nëpërmjet tokës dhe detit”.

Sipas legjislacionit shqiptar, vepra e artit e licensuar nga specialistët mund të posedohet por jo edhe të shitet./tvklan.al






Të ngjashme