Muzikë dhe terapi /Demi Lovato, këngë dhe mesazhe kundër depresionit
Në turneun e saj të ardhshëm këngëtarja e famshme Demi Lovatos do të ofrojë terapi për fansat.
25 -vjeçarja ka vendosur që jo vetëm t’i argëtojë, por dhe mund tu ndryshojë jetën përgjithmonë.
Ajo do të organizojë terapi në grup dhe fjalime inspiruese duke i kushtuar më shumë rëndësi shëndetit mendor.
“Është në thelb si një seancë terapeutike para koncerteve si dhe do të shërbejë si një qendër e vogël bamirësie gjithashtu do të ketë persona nga të gjitha vendet që do të flasin”.
Këngëtarja ka qenë e shtruar për disa kohë në një qendër mjekësore të shëndetit mendor në vitin 2011 pasi ka shfaqur shqetësime nga depresioni dhe kishte konsumuar lëndë narkotike.
Burimi: Klan Plus