“Na është premtuar Ferrari nëse fitojmë”
Mbrojtësi brazilian i Juventusit, Dani Alves, tha se të gjithë lojtarëve të skuadrës italiane u ishte premtuar nga një Ferrari në rast se mundin Realin e Madridit në finalen e Ligës së Kampioneve, sonte në Cardiff.
“
Motivimi i vetëm shtesë është se Presidenti [Andrea Agnelli] na ka premtuar Ferrari
”, u tha reporterëve me shaka Dani Alves. “
Shpresoj që Presidenti ta mbajë fjalën
”, tha ai.
Dani Alves njihet si një kundërshtar i thekur i Realit të Madridit, që prej kohës kur luante me Barcelonën.
Juventusi është në kërkim të titullit të tretë UEFA Champions League, ndërsa Reali i Madridit kërkon titullin e 12 –të në histori dhe të dytin rresht.
Kampionët e Italisë nuk e kanë fituar titullin më të lakmuar në Europë që prej vitit të largët 1996./tvklan.al