“Na la një shok i mirë”, ngushëllimet e miqve për humbjen e Klajdit
Miq, kolegë dhe të afërm kanë shprehur ngushëllimet për inxhinierin informatik Klajdi Shehu, i cili humbi jetën mëngjesin e së hënës në një aksident tragjik me motor.
Klodian Dervishi:Ehh mor shoku im i mirë! Pse na e bërë këtë hata! Psee..
Ervin Maçka :Nuk mund ta besoj këtë që ka ndodhur, sapo e mora lajmin e hidhur për humbjen e një nga nga miqve më të mirë,keqardhje për vajzën ,nusen, Elin, Bashkimin, Kelen, nuk gjej fjalë, u prefsh në paqe vëlla.
Sajmir Cili :
Na la një shok e mik i mirë,e pa besueshme Klajd që ike kaq shpejt,Zoti të dhëntë paqe e qetësi për shpirtin tënd
. 39- vjeçari humbi kontrollin e motorit, duke u përplasur me shtyllën anësore të rrugës. Kujtim Dervishi : Tronditje e madhe!!! u rriten bashke qe fëmijë me tim bir dhe nuk u ndanë kurrë... Sot në një aksident tragjik Klajdi bukur i dashur i urtë u nda nga familja, shokët, miqtë "qofsh i xhenetit Klajdi, ngushëllime gjithë njerëzve tuaj të dashur. U prehsh në paqe Klajd”./tvklan.al