Naço: Ashpërsim të dënimeve për veprat penale


Naço: Ashpërsim të dënimeve për veprat penale

16:25 26/12/2013 Nasip-NacoTeksa pranon se kriminaliteti tek moshat e reja është rritur, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço thotë se do t’i kërkojë organit qendror të akuzës, ashpërsimin e dënimeve. “Kohët e fundit ka pasur një tendencë në rritjen e kriminalitetit në moshat e reja. Duke filluar nga Janari 2014 në drejtësinë shqiptare do të ketë një klimë të re. Ne do i drejtohemi nesër Prokurorisë së Përgjithshme dhe do kërkojmë një ashpërshim të dënimeve të rënda dhe dënime më të lehta, kur është mundësia e dënimeve alternative”

Në deklaratën e bërë në selinë e kryeministrisë, ministri Naço tha se Prokurorisë së Përgjithshme do t’i propozohet që të zbatoje më shpesh disa nga nenet e Kodit Penal që parashikojnë dënime alternative.

Ministri i Drejtësisë bëri me dije se që nesër qeverisë do t’i vihet në dispozicion edhe lista me emrat e të dënuarve që do të përfitojnë këtë vit nga amnistia. Nga ligji për aministinë përfitojnë të dënuarit deri në 3-vite burg, gratë mbi moshën 55-vjeç, burrat mbi 60-vjeç, si dhe të dënuarit e mitur nën 18-vjec.





Të ngjashme