Naço letër nënkryetarit të KLD


Naço letër nënkryetarit të KLD

20:24 21/04/2014 Naco leterMinistri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka dërguar një letër nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, për vonesat në verifikimin e punës së dy gjyqtarëve.

Sipas ministrit Naço, KLD nuk ka marrë asnjë masë disiplinore për gjyqtarët, Valbona Duraj, e emëruar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër dhe Granit Qypit, drejtues i Gjykatës se Rrethit Gjyqësor në Kukës.

Naço shprehet në letër se ndonëse ka kaluar mbi një vit nga depozitimi i këtyre kërkesave, Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mungesë të plotë të eficensës jo vetëm që nuk i ka shqyrtuar propozimet në fjalë, por në të kundërt ka lejuar promovimin e këtyre gjyqtarëve.

Tv Klan





Të ngjashme