Nafta e shtrenjtë? 37-vjeçari e vidhte nga automjetet e parkuara
Tiranë-Të aftë për çdo gjë, e sidomos kur fitojmë nga “kurrizi i tjetrit”. Ndërsa çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon, ky 37-vjeçar e kishte gjetur zgjidhjen.
Prej kohësh Erion Fejzaj, tashmë i arrestuar vidhte karburant në automjetet e parkuara. Ai është kapur në flagrancë në afërsi të “Maternitetit të ri”, në Tiranë.
Në momentin që është ndaluar nga policia ai është kapur me një bidon 10 litërsh, ku me anë të një tubi po vidhte karburant nga një mjet i parkuar. Nga hetimet ka rezultuar se kjo nuk ishte hera e parë. /tvklan.al