Naftëtarët bllokojnë rrugën e Ballshit


Naftëtarët bllokojnë rrugën e Ballshit

18:52 10/10/2020

“Ditën e hënë nuk dërgojmë fëmijët në shkollë”

Si një përgjigje ndaj indiferences së qeverisë shqiptare, naftëtarë dhe qytetarë të Ballshit janë mbledhur mëngjesin e sotëm në ambientet para Uzinës së naftës ku prej 13 ditësh qëndrojnë disa prej kolegëve të tyre.

Në mbështetje të naftëtarëve në grevë urie, pasi kanë protestuar ata nisën një marshimin drejt qendrës së qytetit duke bllokuar për disa minuta edhe rrugën kryesore.

Marshimit sensibilizues  iu bashkua edhe kreu sindikates Sokol Dautaj, i cili në emër të 10 grevisteve kërkoi zgjidhje.

Kjo protestë para bashkisë edhe një herë tjetër por por shkon në vesh të shurdhët. Nuk duam luks por atë që na takon. Jetojmë mbi naftë e jemi me borxhe. Të gjithë në zyrat e ministrive mbahen me taksat tona. Duam zgjidhje, s’ka më. Pse të gjithë hanë në kurriz të punëtorëve. Në emër të 10 grevistëve ju bejmë me dije së e bëjmë për familjet tona. Nuk pranojmë më lojra”, tha ai.

Naftëtarët kanë bërë me dije se marshimet dhe protestat do të përshkallëzohen ditën e hënë me vendimin për të mos dërguar më fëmijët në shkolla deri në një zgjidhje konkrete.

Tv Klan






Të ngjashme