Naftëtarët e Ballshit u rikthehen protestave


Naftëtarët e Ballshit u rikthehen protestave

14:42 04/04/2018

Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer protestave përpara Uzinës.  Ata kërkojnë që të rikthehen në punë, të marrin detyrimet e prapambetura dhe të përfitojnë statusin e naftëtarit.

 Ata hynë me forcë në oborrin e kompanisë dhe paralajmëruan përshkallëzim të protestës nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve tha se deri tani janë ripunësuar 150 punonjës, ndërsa 700 të tjerë janë hedhur në rrugë. Sipas tij, Uzina ka kapacitet për t’i punësuar të gjithë.

Tv Klan






Të ngjashme