Naim Jerliu, zëdhënësi i Rugovës – (7 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Lidhja Demokratike e Kosovës do të bashkëpunoj me të gjithë faktorët kosovarë për zgjidhjen e krizës. Kështu ka deklaruar për Tv Klan zëdhënësi i Rugovës, Naim Jerliu. Sipas tij ardhja e Presidentit të Kosovës në Shqipëri është shtyrë vetëm për arsye teknike.
Ndërkohë Jerliu ka nguruar të bëjë publike ndonjërën prej shkaqeve të mosardhjes të Rugovës. I pyetur për pjesmarrjen e Rugovës në takimin e Bonit ndërmjet Ollbrajtit, Thaçit, Rexhep Qoses, ai është shprehur se nuk ka asnjë djeni./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego