Namik Dokle, intervistë (13 Shtator 1999)


Namik Dokle, intervistë (13 Shtator 1999)

13:01 13/09/1999

Numri një i Këshillit të Evropës në Tirane Rejen Akant i ka dhënë sot ultimatumin e fundit të këtij organizmi parlamentarëve shqiptare për heqjen përfundimtare të dënimit me vdekje nga legjislacioni shqiptar brenda këtij viti.Përndryshe Shqipëria do të pësojë si Ukraina, përjashtimin nga Këshilli i Europës.

Nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle i ka dhënë sot garanci të plotë zonjës Rejen Akant se Shqipëria do të nënshkruajë shumë shpejt protokollin numër 6 që ka të bëje me heqjen përfundimtare të dënimit me vdekje brenda këtij viti. Dënimi me vdekje do të zëvëndesohet në legjislacionin shqiptar me dënimin me burgim të përjetshem.

Namik Dokle: Kam përshtypjen që partitë kryesore që përfaqesohen në Parlament si PS dhe PD, kanë shprehur vullnetin e tyre për ta ratifikuar Protokollin 6 por ka ndonjë parti tjetër siç është Partia Republikane e cila nuk mendon se duhet bërë një gjë e tillë. Në këtë rast unë do të thosha se nëqoftëse ne pranojmë Këshillin e Europës si gjykatës siç e quajnë republikanët për ceshtjen e pronave duhet ta pranojmë si të tillë edhe për çeshtje të tjera. Dhe dënimi maksimal duhet të jetë dënimi me burgim të përjetshëm pa asnjë të drejtë amnistie./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme