Namik Dokle në linjë telefonike nga Strasburgu (26 Prill 1999)
Flet Nënkryetari i Kuvendit Namik Dokle nga Strasburgu.
Gazetari: Zoti Dokle cili eshte aktiviteti i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës si delegacioni shqiptar.
Namik Dokle: Sot filloi punimet sesioni i dytë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe vihet re që tema kryesore është Kosova. Nga Byroja e Asamblesë ishte parashikuar që debati për Kosovën të zgjaste vetëm paraditen e ditës së mërkurë por me propozimin e Komisionit Politik, komision i cili e shqyrtoi këtë çeshtje në parim para disa ditësh u vendos që e gjithë dita e mërkurë t’i kushtohet vetëm problemit të Kosovës. Pra
do të ketë diskutime nga deputetët, anëtare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, do të ketë po atë ditë një fjalim të mbajtur nga Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, do të ketë pyetje dhe
përgjigje ndaj pyetjeve po prej Presidentit të Republikës sonë, dhe do të vazhdojë më tej diskutimi për të arritur në aprovimin e një rekomandimi lidhur me situatën. Dy elemente thelbësore janë ato që u vihet emri përgjëgjesve kryesorë për krimin antinjerëzor që po ndodh në Kosovë. Dhe emri i këtyre kriminelëve është Millosheviç dhe grupi i tij politiko ushtarak. Dhe përveç kësaj në një nga amendamentet e rekomandimit thuhet qartë dhe prerë që Asambleja duhet të zhvillojë një veprimtari të tillë që përgjegjësit e këtij krimi t’i jepen Gjyqit të Hagës për krimet në Ish Jugosllavi. Madje u kërkohet qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës që të kontribuojnë në mbledhjen e dokumentave dhe në shpërndarjen e dokumentave për të plotësuar akuzën ndaj Millosheviçit dhe grupit të tij. Njëkohësisht në projektin e rekomandimit në përgjithësi mbështeten opsionet e NATO-s, veçanërisht kërkesa për tërheqjen e të gjitha forcave militare dhe paramilitare serbe nga Kosova për dhënien e aksesit të
kthimit të të dëbuarve nëpër vatrat e tyre, të ndërhyrjes ose të futjes në Kosovë të një force ndërkombëtare ushtarake e cila do të vendoste paqen dhe do të krijonte hapësira për zgjidhjen politike dhe negocimi i një akordi politik mbi këtë baze.
Gazetari: Zoti Dokle e konsideroni të sinqertë ndërhyrjen e Rusisë apo është thjesht një lojë për t’i dhënë më tepër kohë Millosheviçit?
Namik Dokle: Nuk mund të them ndonjë gjë të sigurtë se çfarë synimesh kanë këto propozime por koha do t’i vërtetojë ato. Dhe gjithsesi nuk e përjashtoj në asnjë rast mundësinë që ka edhe mungesë sinqeriteti madje edhe manovra politike për t’i dhënë kohë Millosheviçit./tvklan.al