Nano e Berisha vlerësojnë dialogun pozitë-opozitë – (5 Mars 2001)


Nano e Berisha vlerësojnë dialogun pozitë-opozitë – (5 Mars 2001)

19:20 05/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Dialogu i nisur mes pozitës dhe opozitës është vlerësuar nga drejtuesit e kampeve kundërshtare Nano e Berisha. Madje ata janë shprehur për t’u takuar së bashku edhe pa ndërmjetësinë e miqve të huaj.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Unë atë çka mund të sigurojë, opozita është shumë e vendosur dhe shumë serioze, që të zgjidhen problemet madhore të vendit, në një dialog konstruktiv, në një dialog nga i cili do të fitojë Shqipëria më shumë se kushdo tjetër dhe shoqëria shqiptare. Unë mendoj se takimi i forcave politike dhe pa praninë e ndërkombëtarëve, ka qenë një nga traditat më të mira të forcave demokratike në Shqipëri. E rëndësishme është të konceptohet rëndësia e dialogut, në mënyrë që shoqëria shqiptare të gjendet në paqe”.

Gazetarja:- A ju duket e zbutur gjuha e kreut demokrat Berisha?

Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Unë besoj që gjuha, tashmë po zëvendësohet me butësinë e mirëkuptimit. Përsa u përket takimeve të partive, nuk besoj se jemi në nivele të ulëta dhe nuk besoj se nivelet më të larta mund të mbeten jashtë loje”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme