Nano fushata në Peshkopi, prezantohet kandidati Bajram Krashi – (6 Shtator 2000)


Nano fushata në Peshkopi, prezantohet kandidati Bajram Krashi – (6 Shtator 2000)

11:41 06/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Fushata elektorale e ditës së djeshme për socialistët është mbyllur në Peshkopi, ku kryesocialisti Nano, ka prezantuar kandidatin socialist Bajram Krashi. I shoqëruar nga Gramoz Ruçi, Mustafa Muçi, Luan Rama dhe Ilir Gjoni, kryesocialisti Nano, ka zhvilluar në kinoteatrin e Peshkopisë, prezantimin e kandidatit të selisë rozë për bashkinë e këtij qyteti.

I shoqëruar edhe në Peshkopi nga muzika e Jennifer Lopez, Fatos Nano me dialektin e trevës, pasi ka ftuar dibranët të votojnë për kandidatin socialist, ka deklaruar për Berishën.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Me doktor si Berisha, që kanë infektuar dynjanë në Shqipëri, ne nuk ndërtojmë dot një shëndet të mirë për dibranët dhe për shqiptarët në mijëvjeçarin e ri. Kemi vendosur të gjejmë doktor si Bajram Krashi, Miri Hoti etj”.

Ndërsa Bajram Krashi kandidati socialist në fjalimin e tij përpara dibranëve ka premtuar se shumë shpejt Peshkopia do të ketë ujë dhe drita pa ndërprerje. Me ovacione është pritur dhe fjala e Gramoz Ruçit e Ilir Gjonit./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori  






Të ngjashme