Nano në Vlorë, takimi me bazën – (11 Shtator 1999)


Nano në Vlorë, takimi me bazën – (11 Shtator 1999)

11:40 11/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fatos Nano përsëri në Vlorë për fushatën e tij për tu rizgjedhur në postin e kryetarit të PS. Ai ka shfrytëzuar festimet e 56 vjetorit të çetës myzeqare, për të zhvilluar një takim elektoral me drejtues socialist të zonës së Novoselës dhe rrethit bregdetar. Kjo është hera e dytë që Nano vjenë në Vlorë por këtë herë për tu takuar me bazën. Ai ka shpalosur idetë e tij rinovuese veçanërisht për statutin dhe frymën e tolerancës e demokracisë brenda partisë.

Nano nuk ka harruar të kritikoj qeverisjen aktuale të PS, e cila sipas tij me disa veprime po riciklon Berishën në politikën e vendit. Qeveria aktuale po e çon vendin drejt krizës duke mos zbatuar programin e Partisë dhe kushtet e vëna nga ndërkombëtarët, deklaroi Nano.

Fatos Nano mes të tjerash është deklaruar ashpër kur ka thënë se ’97 nuk duhet të përsëritet, nuk mund të fallen autorët e saj dhe se Berishës duhet ti tregohet vendi si politikisht ashtu dhe ligjërisht. Nano ka ripërsëritur tezën e tij, se rizgjedhja në postin e kryetarit nuk bëhet për shkak dashurie pas karrigës. Ai kërkon të ngrej raporte të reja institucionale bazë-qendër si kusht themelor për një shoqëri moderne./tvklan.al






Të ngjashme