Nano takohet me përfaqësuesit e Institutit Demokratik Amerikan – (9 Shtator 2000)


Nano takohet me përfaqësuesit e Institutit Demokratik Amerikan – (9 Shtator 2000)

20:35 09/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në takimin me përfaqësuesit e Institutit Demokratik Amerikan, kryesocialisti Nano, ka ngritur problemin e manipulimit të listave të votuesve, nga pushtetarët aktual lokal demokratë. Nano tha, se nga ankesat që janë bërë pranë grupeve të verifikimit, dalin që shumica e të kontestuarve kanë qenë përkrahës të Partisë Socialiste. Kryetari Socialist tha, se partia e tij do të bëjë gjithçka për të garantuar proces të ndershëm elektoral./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme