Nano takon Ambasadorët në Tiranë – (30 Nëntor 1999)


Nano takon Ambasadorët në Tiranë – (30 Nëntor 1999)

14:50 30/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryetari socialist Fatos Nano ka kërkuar mbështetjen ndërkombëtare për strategjitë e reja të Qeverisë Shqiptare. Kështu ai ka nisur sot në PS serinë e takimeve me Ambasadorët e huaj në Tiranë. Në takimin me Ambasadorin Gjerman Kivit, Nano pasi i ka parashtruar atij strategjinë kombëtare të Qeverisë për Integrimin Euroatlantik, tha se realizimi i prioriteteve të shpallura tashmë kërkon rritjen e prezencës ndërkombëtare në Shqipëri në të gjitha aspektet.

Ambasadori Gjerman u shpreh se nevojitet bashkëpunim më i gjerë mes forcave të tregut në Rajon. Pas përfundimit të projekteve të nisura, tha ai, do të fillojë realizimi i projektit gjerman 2000 për implementimin e Paktit të Stabilitetit ku Gjermania do japë në formë projektesh rreth 300 milionë marka.

Ndërsa në takimin me Ambasadorin Hungarez Mezaros, Nano u shpreh se shqiptarët kudo që ndodhen në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi, janë të vendosur të kontribuojnë për të vendosur klimën e paqes, të mirkuptimit e bashkëpunimit në Rajon./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme