Nano tek familja e majorit të vrarë Ylvi Bengasi – (3 Nëntor 2000)


Nano tek familja e majorit të vrarë Ylvi Bengasi – (3 Nëntor 2000)

15:13 03/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në dhimbjen për majorin e vrarë të policisë, në pritë në Tropojë, Ylvi Bengasi është përfshirë edhe kryesocialisti Nano. Në familjen e të rënit, bashkëshortja dhe familjarët të përlotur, kërkojnë nga shteti t’i ndëshkojë kriminelët me forcën e ligjit. Nano e konsideroi majorin Bengasi, një njeri me vlera dhe premtoi se shteti, do t’i korrigjojë këto plagë, para se fëmijët të mbesin jetim nga politika që mbështet kriminelët.

Mbështetjen për punonjësit e rendit, e ka deklaruar edhe Partia Demokratike. Demokratët kanë hedhur poshtë akuzat e socialistëve, që i cilësojnë ata si mbështetës të krimit. PD e ka vlerësuar major Bengasin, si një oficer të ndershëm e të devotshëm, ashtu si shumë policë të thjeshtë apo oficer të policisë, të cilët në këta tre vjet, kanë rënë viktima të politikës shtetërore, kriminale të qeveritarëve socialistë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme