Naomi Campbell kujton mikun e saj: “Më mungon Michael Jackson”
Nëntë vite pa mbretin e Pop-it, por mbi të gjitha pa një mik të dashur. Nuk është hera e parë që Naomi Campbell zgjedh ta kujtojë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale mikun e saj Michael Jackson, por këtë herë e ka bërë në një formë më të veçantë.
Modelja amerikane ka publikuar disa sekuenca të shkurta të një videoje në prapaskenat e videoklipit “In the Closet”.
“Pas kuintave. Më mungon Michael Jackson”,
ka shkruar 48-vjeçarja në Instagram.
“In the Closet” u xhirua në vitin 1991, pjesë e albumit “Dangerous”, një këngë erotike që ishte gjithashtu një përgjigje ndaj thashethemeve rreth seksualitetit të Michael në atë kohë.
Që në atë kohë raporti mes Campbell dhe Jackson u forcua, duke bërë që edhe pas vdekjes së tij, mbretëresha e pasarelave të vazhdonte të fliste duke e cilësuar Jacksonin si një njeri inovativ dhe emocionues, një qenie e mrekullueshme njerëzore që nëpërmjet aktiviteteve të tij bamirëse e ndante pasurinë me ata që kishin nevojë.
Tv Klan