Napoli “blindon” Elseid Hysajn
Napoli nuk do të humbasë Elseid Hysaj dhe blindon mbrojtësin e Kombëtares me një klauzolë deri në 50 milionë euro për prishje të njëanshme të kontratës.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, palët kanë rënë dakord pas takimit të fundit për rinovimin e kontratës.
Firma e futbollistit është vetëm çështje orësh.
Nga kontrata e re, Hysaj pritet të fitojë rreth 1.6 milionë euro në sezon, plus bonuset.
Po aq e rëndësishme është edhe klauzola dhe shifra shumë e lartë e saj, që do të thotë se klubi italian kërkon të largojë përfundimisht nga merkato Elseid Hysaj, pas ofertave të disa skuadrave të tjera të mëdha të Europës.
Tv Klan