Napoli fiton, Genoa bie në pjesën e dytë
Napoli qëndron në garë për titullin duke fituar 2 – 0 takimin hapës të javës së 24 në Serie A. Një fitore e arritur në pjesën e dytë, ndërsa Hysaj e ndoqi nga tribuna ndeshjen sepse ishte i pezulluar për shkak kartonësh.
Pas pjesës së parë me pak emocione Zielinski dhe Giaccherini vendosën fatin e përballjes me golat e realizuar në minutat 50’ dhe 68’. Fitorja e çon në 6 pikë diferencën me Juventus kryesues që do të luajë nesër në fushën e Cagliari, një sfidë e lehtë në letër.
Napoli i gëzohet edhe rikthimit të sulmuesit Milik edhe pse polaku qëndroi në stol, por jep shpresë se është i gatshëm pas dëmtimit të pësuar tetorin e kaluar.
Sot në orën 20:45 Fiorentina do të presë Udinese në takimin e vetëm të Serie A për ditën e shtunë. Java e 24 do të zhvillojë nesër pjesën më të madhe të ndeshjeve dhe përfundon të hënën me sfidë Lazio – Milan./ TV KLAN