Napoli fiton Kupën e Italisë pas 6 vitesh
Suksesi ndaj Juventus festohet në rrugë nga tifozët
Triumfi i Napoli në Kupën e Italisë ndaj Juventus ishte një motiv i fortë për tifozët që të festonin në rrugët e qytetit. Të shumtë ishin ata të cilët pritën ekipin kur mbërriti me tren nga Roma, pa menduar për masat ndaluese të Covid-19.
Një festë për një trofe pas 6 vitesh që është një arsye e fortë edhe për trajnerin Gennaro Gattuso.
“E ndjej shumë këtë fitore. Kemi kaluar shumë vështirësi dhe mendoj se e kemi merituar kupën”.
Ky është i pari trofe për Elseid Hysajn në futbollin italian. Lojtarët e Napoli u treguan më të saktë te goditjet e penalltive, ndërsa loja e rregullt u mbyll pa gola. Gabimet e Danilo dhe Dybala i kushtuan Juventus, duke lejuar kundërshtarin të fitoi garën e 11 metërshave me rezultatin 4-2.
Synimi i radhës mbetet renditja mes 4 ekipeve të kreut në Serie A për të marrë pjesë në Champions League.
Tv Klan