Napoli fiton në Romë
Roma 1, Mertens 2 dhe Napoli fiton në Olimpico, duke iu afruar me vetëm 2 pikë vendit të dytë. Si një autokritikë pas humbjes me Real Madrid në Champions dhe me Juven në Kupën e Italisë, Napoli tregoi se nuk ka komplekse. Të gjithë kësaj iu shtua edhe forma e shkëlqyer e Pepe Reina, me pritjet spektakolare që i mohuan Romës të paktën dy gola.
Mertens shënoi në minutën e 26 dhe të 50. Në fund të takimit Strootman shënoi për Romën, që përballë portierit të Napolit nuk mundi të bëjë më shumë.
Loja më së shumti u vendos nga mesfusha e Napolit, që ishte e qartë dhe e sigurtë, duke mundur të thyejë aksionet e parashikueshme të Romës. Skuadra e Sarrit futet kështu në garë të hapur për një vend në sezonin e ardhshëm të Champions.
Tv Klan