Napoli – Hysaj, shtyhet rinovimi i kontratës
Rinovimi i kontratës mes Napoli dhe Elseid Hysaj është shtyrë. Sipas asaj që shkruan eksperti i merkatos Alfredo Pedulla, takimi mes palëve nuk solli rezultat.
Mbrojtësi shqiptar zhvilloi një sezon tepër të mirë me Napoli, që e mbylli kampionatin në vendin e dytë.
Hysaj është nën kontratë deri më 2020, por po diskutohet që të zgjatet edhe për një vit, natyrisht me rritje të pagës. Mosarritja e një marrëveshje nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund.
Elseid Hysaj do të qëndrojë te ekipi italian, pavarësisht se pëlqehet nga shumë ekipe jashtë Italisë, në Spanjë dhe Angli.
22 – vjeçari është futbollisti që vlen më shumë nga kuqezinjtë. Sipas
Transfermarkt.com
vlerësohet 12 milionë euro, por pretendohet se kartoni i tij kushton të paktën 20 milionë.
Tv Klan