
Napoli vazhdon kryesimin e Serie A
Napoli kaloi pa probleme Sassuolon, duke fituar 3-1 dhe shkëputur sërish në krye të Serisë A. Allan, Callejon dhe Mertens janë tre mosketierët e fitores së javës së 11. Ndërsa për Sassuolo realizoi Falcinelli në pjesën e parë.
Trajneri i Napolit, Sarri i kishte bërë mirë llogaritë që të mos e diskutonte fitoren në këtë takim, por edhe të kursente forca për ndeshjen e mesjavës së ardhshme ndaj Manchetser City. Në repartin e mbrojtjes u lanë në stol Hysaj dhe Koulibaly. Por mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është duartrokitur në fillim të ndeshjes nga tifozët e San Paolos për ndeshjen e tij të 100 me fanellën e Napolit.