NASA dërgon një satelit të ri në Mars – (5 Dhjetor 2000)


NASA dërgon një satelit të ri në Mars – (5 Dhjetor 2000)

10:12 05/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sateliti vëzhgues i dërguar nga NASA, për studimin e planetit të Marsit, ka sjellë pamjet më të fundit nga orbita e këtij planeti. Në pamje të parë, vërehen kratere dhe thyerje të relievit, mjaft të ngjashme me ato të Tokës, madje disa prej tyre i ngjajnë mjaft shkretëtirës së Arizonës. Madje ka dhe supozime që Marsi në periudhën e hershme të tij, mund të ketë qenë i mbushur me liqene.

Kjo gjë, sipas shkencëtarëve, hedh poshtë disa nga studimet më të rëndësishme të bëra deri tani për këtë planet. Ky evidentim i bërë së fundmi, që në Mars dikur duhet të ketë pasur ujë, e bënë atë mjaft të ngjashëm me planetin ku ne jetojmë dhe në këto rrethana mendohet se në Mars, dikur do të ketë pasur jetë ashtu si në Tokë./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme