NASA gjen përmbajtje sheqeri në meteoritet që ranë në Tokë
Shkencëtarët e NASA thonë se kanë arritur të bëjnë një zbulim të befasishëm ndërsa kanë analizuar tre meteoritë që ranë në Tokë.
NASA njoftoi se kanë gjetur provat e para të sheqernave në meteorite, gjë që shton dëshmi mbi teorinë se Asteroidët mund të jenë elementët e parë të krijimit të botës.
Ndër sheqernat e identifikuara janë riboza, arabinoza, xylose dhe leksoza – por jo saharozë. Këto sheqerna, thonë studiuesit, u formuan si rezultat i reaksioneve kimike që ndodhën në hapësirë.
Ekzistenca e ribozës në veçanti është një gjetje domethënëse pasi është përbërësi kyç në ARN. Po ashtu në të kaluarën janë identifikuar aminoacidet në meteoritet e analizuara.
Studiuesit thonë se kanë përjashtuar mundësinë që ato sheqerna të merren në të vërtetë nga kontakti i meteorites me Tokën duke analizuar izotopet. Sipas tyre, mostrat përmbajnë karbon 13 në vend të karbonit më të zakonshmit (12) dhe se u pasuruan shumë përtej sasisë që shkencëtarët gjejnë në Tokë.
Shkencëtarët kanë në plan që të vijojnë më tej studimet e metoritëve për të kuptuar më mirë se sa të shpeshta mund të jenë gjetjet e sheqernave e po ashtu karakteristikat e tyre. /Tvklan.al