NASA kërkon astronaut, jeni gati? Ja kriteret
Për shumë vetë që aspirojnë të bëhen eksplorues të botës, të qenit astronaut është një ëndërr e fëmijërisë. Kohët e fundit, një numër rekord njerëzish, 18 mijë e 300 vetë, aplikuan për t’u pranuar në programin e NASA-s “Kandidat për Astronaut” për vitin 2017.
Në një periudhë prej 18 muajsh, NASA do të zgjedhë 8-14 aplikantë, për një klasë të re astronautësh. Shanset për t’u zgjedhur janë të vogla, më pak se 0.08 për qind, që e bën përfshirjen në këtë program 65 herë më të vështirë se sa pranimi në Universitetin Harvard, ku shanset e pranimit janë 5.2 për qind.
Çfarë vetish nevojiten për t’u zgjedhur astronaut i NASA-s?
Fillon me plotësimin e një formulari. Agjencia amerikane e Hapësirës mori më tepër se 18 mijë kërkesa kur njoftoi vitin e kaluar se po kërkonte një klasë të re astrouanutësh. Menaxherja e zgjedhjeve, Anne Roemer, thotë se ky proces nuk ishte diçka e lehtë.
“
Është shumë e vështirë; gjithçka e bëjmë me shumë kujdes. Fillon me shqyrtimin e të gjitha dokumenteve, për t’u siguruar që aplikantët kanë kualifikimin bazë dhe pastaj i kërkojmë ekipit të tanishëm të astronautëve që ta studiojnë dokumentacionin,
” – thotë ajo.
Aplikantët duhet të jenë shtetas amerikanë dhe të jenë diplomuar në inxhinieri, biologji, fizikë, shkenca kompjuterike, ose matematikë.
Ata duhet të kenë gjithashtu një eksperiencë prej të paktën tre vjetësh, ose të paktën 1 mijë orë si pilot avioni. Përveçse të qënit të aftë fizikisht, bazuar tek disa analiza mjekësore, NASA kërkon që aplikantët e saj të kenë disa tipare të veçanta të karakterit.
“
Duhet të kenë disa veçori, si aftësinë për rol udhëheqës, për të punuar në grup, për të qenë pjesë e një ekipi: drejtues i tij, ose një anëtar i thjeshtë. Aftësia e komunikimit sigurisht që luan rol, pra kërkohen disa aftësi të zakonshme, që mendoj se janë të nevojshme edhe për profesionistë të tjerë.
”
Për raundin e parë të intervistave në Qendrën e Hapësirës Johnson të Hjustonit, do të ftohen rreth 120 aplikantë. Gjysma e tyre do të thirren për një intervistë të dytë. Me t’u zgjedhur, astronautët duhet të plotësojnë me sukses një periudhë dy-vjeçare trajnimi…
“
… ku ata të marrin disa njohuri të përgjithshme për fluturimin në hapësirë, si trajnim për sistemet, mësimin e rusishtes dhe të praktikojnë EVA, termi për ecjet në hapësirë. Pra ata bëjnë pak nga të gjitha për një periudhë dy-vjeçare, para se të caktohen të shkojnë në stërvitjen një misioni specifik.
”
Që nga viti 1959, kur u zgjodhën 7 astronautët e parë nga radhët e ushtrisë aemrikane, NASA ka zgjedhur vetëm 338 të tjerë.
/tvklan.al