NASA nis drejt Marsit misionin “Odisea 2001” – (7 Prill 2001)


NASA nis drejt Marsit misionin “Odisea 2001” – (7 Prill 2001)

10:27 07/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Odisea 2001”, kështu quhet misioni më i fundit i nisur drejt Marsit. Nga Florida është nisur sot drejt planetit të kuq, misioni më i fundit hapësinor me qëllim për të eksploruar planetin më të dyshuar për gjurmë jete. Gjatë 40 viteve të fundit, rreth 30 misione hapësinore, janë nisur drejt Marsit, por vetëm 3 prej tyre kanë pasur sukses. Që nga dështimi i tre misioneve hapësinore të 1999, NASA guxon për herë të parë me “Odisea 2001”, të prek misteret e planetit të kuq./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme