NASA prek pikën më të largët në hapësirë


NASA prek pikën më të largët në hapësirë

15:25 02/01/2019

NASA vjen me një arritje historike në ditët e para të vitit 2019. Sonda “New Horizons” e Agjencisë Hapsionore Amerikane, preku pikën më të largët në sistemin tonë diellor, 6.5 miliard km nga Toka.

E nisur nga Toka në vitin 2007, sonda e NASA-s ka arritur të përshkojë orbitat e disa planeteve të sistemit tonë, duke arritur pas 13 vjetësh në botën e akullt që astronautët e quajnë “Ultima Thule”.

“Ultima” njihet ndryshe si brezi i Kuiperti, një bashkësi materialesh të ngrira që rrotullohen rreth Diellit. Besohet se ka qindra mijëra të tjera të tilla dhe gjendja e tyre përmban besohet se përmban përgjigjet e kushteve të krijimit të sistemit tonë diellor, 4.6 miliard vite më parë.

Shkencëtarët shprehen të emocionuar dhe e shohin arritjen si një ditë të madhe.

“Është një pjesë e së shkuarës, që do të na lejojë të kuptojmë jo vetëm të tashmen tonë, por edhe të ardhmen me pak fat. Nuk bëhet fjalë vetëm për shkencën dhe teknologjinë, por për të ardhmen e njerëzimit.”

Dhjetëra gigabajt me foto janë shkrepur nga “New Horizons”. Imazhet e para deshën më shumë se 6 orë të vinin në qendrën e NASA-s. Të tjerat do të kërkojnë rreth dy vjet kohë.

Tv Klan






Të ngjashme