NASCAR thyen rregullat e Covid në SHBA
Garat NASCAR do të jenë sporti i parë që mirëpret numrin më të madh të njerëzve që prej rikthimit të aktiviteteve sportive. Plot 67 500 spektatorë pritet të jenë në impiantin e Fort Worth të Teksasit këtë të dielë, për të ndjekur nga afër garën më spektakolare të automobilizmit.
Organizatorët kanë vendosur që garës të mos i mungojnë brohoritjet e tifozëve dhe për këtë, ka përpiluar një plan strikt. Duke parë interesin e madh për garën e shkuar, atë të së mërkurës në Bristol Tenese, ku ishin prezent mbi 30 mijë spektatorë, organizatorët vendosen që të shtonin numrin e stolave për të mirëpritur publik.
Impianti ka një kapacitet prej 140 mijë vendesh, por vetëm gjysma e tij do të mirëpresë tifozë. Fillimisht drejtuesit kishin nxjerrë në shitje vetëm 30 mijë bileta, por duke parë interesin e madh për garën e Teksasit hartuan një protokoll ku në qendër të tij ishte drita jeshile për tifozët.
Një alternativë për organizimin e ngjarjes ishte dhe Charlotte, megjithatë kjo hipotezë ra për shkak se zyrtarët shëndetësor dhanë leje për prezencën e tifozëve. Por ajo që çudit është fakti se pjesëmarrësit nuk i nënshtrohen testeve të Covid-19 para çdo gare, duke qenë një “minë me sahat” për infektimin e pilotëve.
Klan Plus