Protestë paqësore për Klodian Rashën


Protestë paqësore për Klodian Rashën

19:31 14/12/2020

Qytetarët marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë

Në tubimin e gjashtë pas vrasjes së Klodian Rashës, qytetarët kanë protestuar paqësisht me të njëjtat kërkesa si çdo mbrëmje të javës së kaluar. 

Forcat policore kanë qenë të shtuara në pikat kryesore të Tiranës, ku grupet e protestuesve kanë qenë të përqendruar në ditët e mëparshme. Njoftimi për zhvillimin e këtij tubimi është shpërndarë sërish përmes rrjeteve sociale dhe policia kishte angazhuar në terren rreth 1500 efektivë.

Grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nisi siç ishte paralajmëruar në orën 18:00 dhe më pas qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë.

Pas largimit të ish-Ministrit të Brendshëm, Sander Lleshaj, protestuesit kërkuan edhe largimin e Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.

Tubimi i së hënës, zgjati rreth dy orë dhe më pas protestuesit u mblodhën sërish të sheshi Skënderbej, për t’u shpërndarë më pas paqësisht, pa asnjë incident dhe pa përplasje me policinë.

Ditën e hënë, ndryshe nga ditët e tjera nuk ka pasur protesta në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Tv Klan






Të ngjashme