Nata e tretë e Festivalit të Fundvitit, këngëtarët rrëfejnë emocionet e tyre (19 Dhjetor 1998)
Nata e tretë e festivalit do të paraqitetet me 27 këngë dhe vjen pas seleksionimit të parë të këngëve të të rinjve ku të drejtën për natën finale e ka grupi “Egnatia” me “Korridorin 8” dhe “Iliranët”. Këngëtarët shprehen se në natën e dytë kishin shumë emocione. Pavarësisht problemeve të vogla teknike ata thanë se nata e dytë u mbyll me sukses. Ndërsa zhurma dhe atmosfera e provave të natës së tretë duken në sallë, shumica e këngëtarëve dëgjojnë kolegët dhe vërejnë mangësitë, mbase për t’i riparuar me veten e tyre./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti